Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, respektivisht zyrtarët e stacionit të Lipjanit, kanë arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në një rast të zjarrvënies, që dyshohet se ka ndodhur nga pakujdesia.
Sipas hetimeve fillestare, zjarri ka shkaktuar rrezik serioz për pronën dhe sigurinë publike, për çka nga prokuroria kompetente është iniciuar rast për “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, shkruan Arbresh.info.
“Policia e Kosovës apelon te qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal për të shmangur veprimet që mund të rrezikojnë jetën, shëndetin dhe pronën, si dhe të raportojnë menjëherë çdo rast të zjarrit apo rrezikut të ngjashëm në numrin emergjent 192.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026