Zyra e Prokurorit të Specializuar kërkon t’i vazhdohet paraburgimi Gucatit e Haradinajt

15:04 | 11 Tetor 2021

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka kërkuar nga trupi gjykues, i kryesuar nga Charles L Smith III, që ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, t’ua vazhdojë masën e paraburgimit.

Sipas ZPS-së, paraburgimi ndaj tyre mbetet i nevojshëm dhe të gjitha arsyet e përcaktuara për paraburgim vazhdojnë të ekzistojnë.

Prokuroria ka pretenduar se “me fillimin e gjykimit rreziqet që justifikojnë paraburgimin janë në pikën e tyre më të lartë dhe asnjë kusht nuk mund t’i zbusë ato sa duhet”.

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) e ka përfunduar deklaratën e saj hyrëse në gjykimin kundër Gucatit dhe Haradinajt, javën e kaluar.

Gjykimi do të vazhdojë më 18 tetor, në orën 09:30, me dëshminë e dëshmitarit të parë të ZPS-së në rastin e Gucatit dhe Haradinajt./arbresh.info/

🔴#LIVE Gjykata Speciale| Fillon gjykimi i Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara