Ministria e Drejtësisë ka propozuar ndryshimet e Udhëzuesve Administrativ ku parashihet mbrojtja juridike për të akuzuarit në Hagë dhe mbështetjen e familjarëve. Aty janë përcaktuar me shifra shumat me të cilat mund të paguhen avokatët e të akuzuarve. Përderisa nga MD-ja nuk kanë thënë decidivisht se kanë vendosur çmim tavan, avokatë në Kosovë thonë se kjo mund të vështirësojë procesin gjyqësor
Mbi 14 milionë euro është shuma që Ministria e Drejtësisë nga tetori i 2020-s deri në tetor të këtij viti e ka dhënë për avokatët e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit e të akuzuarve tjerë.
Në këtë shumë, sipas Ministrisë që e udhëheq Albulena Haxhiu, hyjnë edhe shpenzimet për mbështetjen e familjarëve të të akuzuarve.
Kjo shifër që MD-ja e dha brenda dy vitesh duket të ketë alarmuar këtë dikaster me ç’rast janë vënë në veprim për të ndryshuar udhëzimet administrative ku parashihet mbrojtja juridike e të akuzuarve në Hagë.
Me ndryshimet që po synohen të bëhen, tani ka shifra të përcaktuara për mbrojtje, e jo siç ishte paraprakisht.
Udhëzuesi i propozuar i përcakton në bazë të kompleksit të rasteve dhe fazave të procedurave se sa duhet të jenë shuma si dhe në varësi të orëve të punës së avokatëve.
MD- ja ka paraparë që kur rasti është i lehtë, nga buxheti i shtetit për fazën e procedurës paraprake do të ndahen 20 mijë euro, 50 mijë për fazën e gjykimit, 20 mijë për shkallën e dytë dhe 20 mijë për shkallën e tretë.
Ndërkohë, që më të larta janë shumat që Ministria ka paraparë kur kompleksiteti i rasteve është standard dhe i vështirë.
Në këtë rast, shuma maksimale që mund një i akuzuar të përfitojë është në fazën e procedurës paraprake, 95 mijë euro, 110 mijë për fazën e gjykimit, 80 mijë për shkallën e dytë dhe 80 mijë për shkallën e tretë.
Në lidhje me atë se pse janë parë të nevojshme këto ndryshime, a është vendosur çmim tavan për pagesën e mbrojtësve të të akuzuarve dhe cila është shuma buxhetore që qeveria ka ndarë për vitin 2023 sa i përket këtyre shpenzime, Ministria e Drejtësisë nuk ka dhënë përgjigje.
Shkurt kanë thënë se i kanë parë të arsyeshme ndryshimet që kanë propozuar.
“Divizioni në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, ka mbi 2 vite që punon në bazë të udhëzimeve administrative të cilave i referoheni. Ne e kemi parë më se të arsyeshme si nevojë të kohës dhe si rrjedhojë e punës praktike me të cilën ballafaqohemi në vazhdimësi me avokatët mbrojtës si dhe me familjet e tyre që të bëjmë rishikimin e këtyre udhëzimeve”, ka thënë Ministria e Drejtësisë.
Por, në Buxhetin e Kosovës për vitin 2023, figuron shifra që Qeveria e ka paraparë për këtë çështje, e që kap shifrën 7 milionë euro.
Megjithëkëtë një kufizim në shumën për mbrojtjen e të akuzuarve po e konsideron hap të gabuar avokati Skender Musa.
Nga buxheti i Kosovës deri më tani janë paguar mbrojtësit e ish-Presidenti Hashim Thaci, ish-kryeparlamentarëve, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, ish-deputetit Rexhep Selimi, Salih Mustafës dhe avokatët e Hysni Gucatit, Nasim Haradinajt dhe Pjetër Shalës./RTV Dukagjini
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...