Shtatori i 2021-s është afati më i vonshëm sipas Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Gjykatën Speciale për të nisur gjykimi kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Uebfaqja e Gjykatës Speciale ka publikuar të martën parashtresën e kryeprokurorit Jack Smith se kur duhet të nisë gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit dhe aty theksohet se ky gjykim duhet të fillojë verës apo jo më vonë se shtatori.
“Mbrojtja duhet të ketë mundësi për t’u përgatitur për gjykim por duke pasur parasysh atë që ka ofruar mbrojtja, dhe kjo duhet të marrë muaj, jo vite. Për këtë arsye, kryeprokurori njofton që gjykimi të fillojë këtë verë, dhe jo më vonë se muaji shator 2021”, thuhet në njoftim.
Në seancën e parë statusore avokatët e të akuzuarve kishin kundërshtuar këtë qëndrim duke thënë se atyre u duhet më shumë kohë për t’u përgatitur për rastin. Disa prej tyre kishin përmendur vitin 2022 si më idealin për të nisur gjykimi.
E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë
Çmimi i naftës arrin në 105 dollarë për fuçi
34 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Barcelona e Hansi Flick afër ta thyejë një rekord të vjetër ...
Dubai rifillon `gradualisht` trafikun ajror pas incidentit m...