Deri më 18 nëntor, nëse nuk ka ndonjë vështirësi, prokuroria do të dorëzojë listën me 40 dëshmitarët e parë që do të thirren gjatë gjykimit.
Kështu deklaroi Zyra për Media e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Në çështjen “Thaçi dhe të tjerët”, palët, prokuroria dhe mbrjtja, i janë përgjigjur me shkrim urdhrit të gjyqtarit të procedurës paraprake, i cili u kishte kërkuar atyre që të dorëzonin parashtrime me shkrim, në kuadër të përgatitjes për konferencën e sotme mbi ecurinë e çështjes.
“Prokuroria dhe ekipet e mbrojtjes deklaruan se nuk parashikojnë të hasin ndonjë vështirësi për kalimin e çështjes te trupi gjykues, deri rreth këtij fundviti, në pritje të përfundimit të disa hapave proceduralë”, sqarojnë Dhomat e Specializuara.
Përndryshe, konferenca për ecurinë e çështjes, ku do të diskutohen këto dhe aspekte të tjera, do të mbahet sot në orën 13:30, raporton RTKlive.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, u arrestuan në nëntor 2020, në bazë të një aktakuze që ishte konfirmuar nga gjyqtari i procedurës paraprake./RTK
Albin Kurti i propozuari i VV-së për kryeministër
Rusia dhe Emiratet Arabe në bisedime urgjente për Hormuzin
Posta shënon 70-vjetorin e pullës “Europa” me emision të ri ...
10 raste me fruth, KOMF-i kërkon vaksinim “derë më derë”
Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarit policor në Pris...
9 Maji, Costa i drejtohet qytetarëve të Kosovës si ‘anëtarë ...