Pas 20 vitesh burri i thotë gruas: Bëra shaka kur kërkova të martoheshim

22:52 | 31 Dhjetor 2020

David është bashkëshort, baba dhe një ish-pastor i cili është martuar që prej gjimnazit me të dashurën e tij, Jennifer. Martesa është bërë 20 vite më parë.

Kjo familje duket fare normale, por e vërteta është se David ka vite që jeton një jetë të dyfishtë. Fshehtas së shoqes ai ka tradhtuar, ka abuzuar me pornografinë dhe varësinë ndaj seksit.

David tashmë jeton në një apartament më vete, por shkon në shtëpi çdo fundjavë. Ai tregoi se kur i kishte kërkuar bashkëshortes së tij të martoheshin, po bënte shaka. Dhe se, kur ajo kishte pranuar, ai kishte kuptuar se nuk mund të tërhiqej më pas.

“Ditën kur u fejuam së bashku, ishte dita kur martesa jonë mori fund”, i tha ai bashkëshortes Jennifer. Kjo e fundit ka mbetur e shtangur nga kjo deklaratë e sinqertë, por duket se martesa e tyre tashmë ka marrë fund. Ngjarja është bërë publike në një program për ndreqjen e jetës së personave në nevojë në Amerikë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara