Është ky jahti më i veçantë që keni parë ndonjëherë, që duket si gjysmë anije e gjysmë aeroplan.
Prodhuesi i anijeve italiane “Codecasa” ka zbuluar planet për konceptin e ri të këtij super jahti.
I projektuar nga Fulvio Codecasa, anija e re është formësuar porsi një aeroplan, teksa shihet që ka marrë karakteristikat e tij.
Siç e shihni në foto, kjo anije ka tiparet e një aeroplani, dritare të rrumbullakosura, një hark që i ngjan hundës së një aeroplani, vetëm pse ky “fluturon” në det.
“Codecasa” anija më e re në këtë industri, është e pajisur brenda me një pishinë, palestër dhe jo vetëm.

Super jahti do të mbajë antena radare të instaluara brenda kupolave me fibër karboni “në stilin tipik të aeroplanëve AWACS”, sipas një deklarate nga Codecasa.
Kjo anije përmban edhe një vend të posaçëm për të strehuar edhe një helikopter.
Ndërsa ende nuk dihet çmimi i këtij super jahti, ndërtimi i tij pritet të fillojë brenda këtij viti.

Shefi i IDF: Lufta po hyn në fazën tjetër, do të përfshihen ...
Fatmire Kollçaku raportohet se do të jetë kandidate e dytë p...
AAK-ja s’mori pjesë në seancë, Tahiri: Pamë një improvizim t...
Rrustemi: Seanca mund të nisë edhe me një kandidat
Bashkimi e fiton derbin me Vëllaznimin
Ylli fiton ndaj Sigal Prishtinës dhe thellon krizën e kryeqy...