Momenti kur një 35-vjeçar goditet nga rrufeja

01:32 | 27 Dhjetor 2021

Ky punonjës sigurie në veri të Jakartës, nuk do e kishte imagjinuar kurrë që teksa ecte i qetë në punën e tij, rrufeja ta godiste duke e përplasur në tokë.

Në videon e shpërndarë nga një media në Indonezi e më pas të përhapur në rrjetet sociale, 35-vjeçari shihet teksa po ecën me çadër në dorë drejt një mjeti të tonazhit të rëndë të parkuar në zonë. Rreth 15 sekonda më pas, një shpërthim dhe xixa të shumta mund të shihen në vendin ku ai ndodhet. 35-vjeçari bie në tokë dhe kolegët e tij i shkojnë në ndihmë me shpejtësi.

Sipas mediave lokale, ngjarja mësohet se ndodhi më herët gjatë kësaj jave, ndërsa u konfirmua edhe nga policia./tvklan.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara