Qindra çifte të divorcuara janë detyruar të kthehen së bashku në Çeçeni pasi udhëheqësi i vendit, Ramzan Kadyrov, i shpalli ndarjet martesore si probleme të mëdha sociale.
Një raport nga televizioni shtetëror njoftoi se 948 çifte u kthyen së bashku pas urdhrave të zotit Kadyrov për një program të rreptë të “pajtimit familjar”.
Kadyrov e nisi skemën në qershor. Në atë kohë, ai tha se fëmijët e rritur nga prindërit e martuar ishin më pak të ndjeshëm ndaj ekstremizmit.
“Duhet t’i zgjojmë njerëzit, të bisedojmë me ta dhe të shpjegojmë, duhet t’i rikthejmë gratë që lanë burrat e tyre dhe t’i bindim të pajtohen. Kjo është përparësia jonë”, tha ai.
Udhëheqja e Kadyrov në Çeçeni, një rajon me shumicë myslimane, është bërë gjithnjë e më shumë autoritare.
I emëruar nga Presidenti rus Vladimir Putin për të sunduar rajonin autonom, Kadyrov ka punuar për të shtypur kryengritjen islamike në Kaukaz, të cilin Putin e sheh si një arritje të rëndësishme.
Komisione të posaçme “për harmonizimin e marrëdhënieve martesore dhe familjare” u krijuan me ndihmën e figurave fetare gjatë kësaj verës për të pajtuar sa më shumë çifte.
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot