Në kinematë botërore së fundmi është shfaqur filmi për fëmijë “Christopher Robin”, i cili bazohet në historinë e arushit të njohur Winnie The Pooh.
Arsyeja e ndalimit të këtij filmi është pasi opozita në Kinë më parë ka tallur presidentin Xi Jinping duke e krahasuar me arushin.
Teksa në qershor të vitit 2013 presidenti kinez vizitoi presidentin Obama në Kalifroni dhe ndër titujt që morën më shumë vëmendje ishin ato që krahasonin dy presidentët me Winnie Pooh dhe tigrin, duke i treguar Xi dhe Obama në pozicione pothuajse identike.
Më tej historia vazhdoi në nëntor të vitit 2014 kur presidenti kinez vizitoi kryeministrin japonez Shinzo Abe. Edhe njëherë, vëmendja u fokusua tek ngjashmëritë mes presidentit dhe arushit, ndërsa Abe e gjeti homologun e tij tek gomari Eeyore.
Në vitin 2015, imazhi i Presidentit kinez që kontrolloi trupat kineze, u krahasua me personazhin e filmit të vizatuar duke qëndruar në një makinë kabriole.



Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...