Doganierët në vendkalimin kufitar Gradina kanë ndaluar shtetasin gjerman që nga Serbia të dalë me mbi 260.000 euro.
Devizat ishin zbuluar në orët e natës, gjatë kontrollimin të veturës “BMW 7L” që së bashku me një mik nga Gjermania në Turqi po udhëtonte një 44 vjeçar me kombësi turke.
Edhe pse udhëtarët kishin deklaruar se kanë vetëm nga 5000 euro, gjatë kontrollimit të detajuar të çantës së shoferit, ndërmjet rrobave janë gjetur 35.000 euro që kishte tentuar ti fshehë në pjesën e këmbëve të pantollonave.
Kontrollimi kishte vazhduar dhe në një çantë të vogël në brendësi janë zbuluar edhe 135.000 euro tjera, dhe më pastaj në mbështetësen e ulësve të mbrapme ishin fshehur edhe 100.000 euro të tjera. Shumën më të vogël prej 4500 eurove, shoferi i kishte fshehur në çantën rreth belit.
Si pronar me 274.500 euro të palajmëruara, iu janë kthyer nga 10.000 euro sa janë të lejuara me ligj, ndërsa 254.500 janë ndaluar.

Molliqaj nga PSD thirrje diasporës: Votoni sa më shumë në kë...
I kërkuar nga Italia për trafik droge, 54-vjeçari arrestohet...
Putin refuzon ofertën e Zelensky-t për takim: Nuk e shoh të ...
SHBA paralajmëron rishikim të pranisë në Bosnje pas përplasj...
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...