Një infermier në Milano ka përfunduar në pranga pasi i kishte kafshuar të pasmet një pacienteje të shtruar në spital.
17-vjeçarja vuante nga një sëmundje e rrallë dhe infermieri 36-vjeçar e kishte pikasur për shkak të pantallonave të shkurtra që adoleshentja mbante veshur. Gjyqi për infermierin që punonte me kontratë me kohë të pjesshme pritet që të dalë në gjyq me 11 tetor 2017.
Sipas hetimeve ka rezultuar se vajza në maj të 2016 gjendej në repartin e rehabilitimit të Niguarda, për shkak të një sindrome që i kishte shkaktuar një ngadalësim të përkohshëm në rritje. Atë periudhë ajo do të kishte qenë në shënjestër nga infermieri.
Siç thuhet në dosjen e aktakuzës, infermieri përveç fjalëve të forta, ai i kishte gjuajtur dhe kafshuar të pasmet, duke i shkaktuar dëmtime serioze. Ngacmimi ka ndodhur edhe kur 36-vjeçari nuk punonte më në atë repart, por që ai shkonte për të takuar 17-vjeçaren e shtruar në spital.
Aksident në Gjilan, vetura rrokulliset në mes të rrugës
Kremlini: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...