Një grua është filmuar në gjendje histerike pasi shikoi një film horror në Brazil.
20 vjeçarja kishte vizituar një kinema në Teresina, verilindje e Brazilit për të shikuar filmin Annabelle: Krijimi, transmeton portali arbresh.info.

Sipas pamjeve të xhiruar nga telefoni, ajo shtrihet në dysheme të qendrës tregtare duke bërtitur dhe u kollitur në mënyrë të pakontrollueshme.
Ndërsa miqtë e saj shihen duke u munduar ta qetësojnë vajzën në panik, e cila thuhet të ketë qëlluar veten me grushte në fytyrë me të larguar nga kinemaja në mesnatë.

Shërbimet emergjente u deshën të përdorin karrocë për ta larguar nga qendra tregtare.
Annabelle është një film horror, ku tregohet ngjarja e kukullës vrastare që u pushtua nga një demon./Arbresh.info

Takimi me Ramën në Athinë, Mitsotakis: Greqia mbështet Shqip...
Irani sekuestron dy anije mallrash në ngushticën e Hormuzit
Ferizaj – Llapi, formacionet zyrtare
Kërkohet paraburgim për gruan që dyshohet ia vodhi rreth 180...
Skandal në Itali: Dyshohet për rrjet prostitucioni – përmend...
Pezullohet fluturimi Prishtinë – Jeddah