Kroacia po përballet me zjarre të mëdha dhe zjarrfikës, vullnetarë e tifozë të shumtë po luftojnë me flakët pandërprerë.
Për të mos mjaftuar të gjithë ata, kësaj “armate” i është bashkëngjitur edhe një “muskul” i vërtetë – një “Fiqë”.
Fotografia e “Fiqës” mes tymit të flakëve është poshtuar në Twitter me komentin: “Korrik 2017. Mbajeni në mend këtë foto. I thotë të gjitha”, transmeton Koha.
Sipas portalit kroat “N1”, shoqëria vullnetare e zjarrfikësve në Kuçiq, një fshat në brendësi të Omishit, themeluar qysh më 1987, posedon ende automjete të prodhimit “Zastava”, e që janë njohur në rajonin tonë me emrin “Fiqë”.
Sipas tyre, pajisjet e vjetërsuara dhe inventari nga mesi i viteve ’50 të shekullit të kaluar nuk i pengon zjarrfikësit që me sukses të kryejnë punën e tyre.

Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...