Një nuse në veri të Indisë u largua nga altari pasi dhëndri nuk iu përgjigj si duhej një ”testi” aritmetik të saj, njoftoi sot policia indiane.
Incidenti ndodhi në një fshat të distriktit Kanpur të shtetit të Uttar Pradeshit, kur nusja pyeti dhëndrin sesa bënin 15+6.
”Kur ai u përgjigj ”17”, atëhere nusja u largua nga altari dhe anuloi martesën”, saktësoi policia.
“Vajza kishte dyshime se djali ishte analfabet dhe në mënyrë të befasishme bëri pyetjen pikërisht përpara altarit”, tha Pradeep Kumar, një zyrtar lokal i policisë.
“Incidenti krijoi habi dhe trazim te të pranishmit. Familja e dhëndrit bëri çmos që ajo të kthehej, por ishte e pamundur”, shtoi ai.
Pjesa më e madhe e martesave në Indi, sidomos në zonat rurale, menaxhohen nga familjet e të interesuarve. Nusja dhe dhëndri nuk duhet që të njihen me patjetër.
”Më pas, familjet shkëmbyen dhuratat që kishin blerë për çiftin”, tha Kumari.
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...