Në festën e komunitetit bektashi, Sulltan Novruzit, Kryeministri Edi Rama vizitoi familjen e Baba Reshat Bardhit, kryegjyshi i parë Kryegjyshatës Botërore Bektashiane pas ndryshimit të regjimit dhe rikthimit të ushtrimit të lirë besimit fetar në vend.
Gjatë vizitës, nuk kanë munguar as batutat nga kryeministri Rama. Ai foli për Zahon, duke thënë se ai është një katundar i vogël dhe rri mes pulave dhe lopëve.
“Zahon e kemi qeros, si ‘lulëkuqet mbi mure’. Zahon e kemi katundar, e kemi surrels. Rri me pulat, me lopët, me qenin. Ka një grup shokësh dhe shoqesh atje”, tregoi Rama duke shkaktuar të qeshura në dhomë dhe më pas mbështetjen e të pranishmëve të tjerë, që ranë dakord me mendimin se fëmijët e vegjël e shijojnë shumë jetën në fshat.
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...