Një 94-vjeçar në Itali ka bërë bujë në lajmet e mediumeve italiane për festën e Krishtlindjeve, pasi për të mos festuar i vetëm këtë festë zgjodhi të thërriste Policinë t’i bënte shoqëri.
“Jam 94-vjeçar, i vetmuar në shtëpi. Nuk më mungon asgjë, por kam nevojë për një person me të cilin mund të bëj dolli për Krishtlindje”, ka qenë thirrja që italiani 94-vjeçar Alto Reno i ka bërë policisë për të festuar me dikë tjetër Krishtlindjen, transmeton KultPlus.
Dy policë i ishin përgjigjur thirrjes dhe kishin shkuar në shtëpinë e të moshuarve ku ai po i priste.
Ata, siç raportojnë mediat italiane, biseduan me të moshuarin, ngrenë dolli dhe më pas bënë video-telefonatë me familjarët e tij./Arbresh.info/
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot