Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, së bashku me nënkryetarin Faruk Mujka, dhe drejtorin e Arsimit, Egzon Jashari, sot kanë marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga Platforma Civikos në bashkëpunim me OJQ “Mundësia”, CBM, Open Data Kosovo dhe nxënësit e shkollës së mesme ekonomike “Hasan Prishtina”, në Mitrovicë.
Ky aktivitet simbolik kishte për qëllim realizimin e fushatës vetëdijësuese #vendoseMasken, me ç’ rast kryetari Bahtiri dhe nënkryetari Mujka së bashku me disa nxënës kanë shpërndarë maska, doreza dhe broshura informative për qytetarët kalimtarë në sheshet e Mitrovicës.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte ndërgjegjësimi i qytetarëve për rëndësinë dhe domosdoshmërinë e përdorimit të maskave në ambiente publike për tu mbrojtur nga virusi COVID-19, me të cilin përballemi e gjithë bota.
Me këtë rast kryetari Bahtiri ka përgëzuar organizatat në fjalë si dhe nxënësit për iniciativën e ndërmarrë, duke thënë se këto aktivitete luajnë rol të rëndësishëm në vetëdijesimin e qytetarëve, sepse në këtë mënyrë mbrohet vetë shëndeti i tyre, familjarëve dhe shoqërisë në përgjithësi.

Kuvajti anulon Taravitë në Ramazan pas sulmeve hakmarrëse të...
Situata në Lindjen e Mesme/ Aeroporti i Rinasit: Anulohen fl...
Khamenei u vra, disa iranianë nisën festën në rrugë
Zvicër: Arrestohet i riu nga Kosova, plagosi një maqedonas
Aksident në Gjakovë me 3 të lënduar, njëri nga ta rëndë
Trump: Khamenei, një nga njërëzit më të këqij në histori, ka...