Protestuesit kërkojnë edhe shkarkimin e Këshillit Drejtues të UP-së

11:22 | 5 Prill 2021

Me pankarta  nëpër duar “UP seksiste”, “Seksistat jashtë”, “Konica distancohet nga Kastrati”, aktivistët e shoqërisë civile kanë protestuar kundër gjuhës seksiste nga stafi akademik i UP-së.

Shkas i kësaj proteste ishte një status i ligjëruesit, Ardian Kastrati, bërë mbrëmë pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit si presidente e Kosovës.

Përmes kësaj proteste, ata kërkuan që të përjashtohet profesori i UP-së Ardian Kastrati.

Përfaqësuesja Liridona Sjarina thotë se  deklarata e Kastratit nuk guxon të cilësohet gabim.

“Deklarata e tij nuk guxon të cilësohet gabim. Ne jemi dëshmitar që kjo mendësi o’ te burrat. Kjo gjuhë është shkaktar i dhunës ndaj grave. Ne kemi tri kërkesa nga rektorati. Të shkarkohet Kastrati, të shkarkohet Këshilli Drejtues që e ka zvarritur miratimin e rregullores për mbrojtjen nga ngacmimet si dhe  të hartohet draft-dokumenti për mbrojtjen nga ngacmimet seksuale. Ne do të jemi mbrapa këtyre kërkesave deri në realizimin e tyre”, deklaroi Sijarina./arbesh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara