Ditën e sotme, në një publikim në rrjete sociale, Ministrja Besa Shahini është ndalur tek puna e mirë nga ana e shërbimit psikosocial realizuar gjatë vitit jo të lehtë shkollor që lamë pas.
Vështirësitë e diktuara nga tërmeti i vitit të kaluar dhe pandemia COVID-19 nuk e kanë ndaluar aspak ritmin e punës të shërbimit psikosocial, përkundrazi angazhimet janë shtuar në maksimum gjatë këtij viti me qëllim përballimin e një viti aspak të lehtë shkollor.
“Me dyfishimin e numrit të psikologëve dhe punonjësve social vitin e ardhshëm shkollor, jemi të bindur se do të kontribuojmë drejtëpërdrejtë në përmirësimin e mëtejshëm të eksperiencës shkollore të nxënësve tanë”, shprehet Ministrja Shahini në postimin e saj.

KFOR kryen patrullime në disa komuna të Kosovës: Këto aktivi...
U hodh molotov e gaz lotsjellës, përfundon protesta e PD’së ...
Presidentja takohet me mërgatën në Zvicër
Kishin urdhërarrest aktiv, kapen të dyshuarit nga policia në...
The Geopost: Policia sekuestron 156 kilogramë eksploziv në Z...
Kurti bashkëbisedoi me studentë ndërkombëtarë të programit e...