Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot Shefen e Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë, Mary Ann Hennessey.
Sipas njoftimit, në këtë takim të parë të tyre, kryeministri theksoi bashkëpunimin e mirë me Zyrën e Këshillit të Evropës në Kosovë dhe e falënderoi për bashkëpunimin e ngushtë në avancimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe promovimin e të drejtave të njeriut, shkruan Arbresh.info.
Ai e njoftoi me progresin gjatë qeverisjes në forcimin e demokracisë dhe sundimin e ligjit që është vlerësuar nga indekset ndërkombëtare, politikat e punësimit dhe të mirëqenies nga të cilat kanë përfituar të gjithë qytetarët pa dallim.
Së bashku diskutuan për projektet aktuale që Zyra e Këshillit të Evropës po zbaton në Kosovë dhe mundësitë e reja të bashkëpunimit./Arbresh.info/

Zyrtari amerikan thotë se sulmet ndaj Iranit deri më tani ka...
DJ Gimbo ia huq – nuk e di vitin se kur është shpallur...
Milanoviq: Pretendimet e Vuçiqit se Kosova, Shqipëria dhe Kr...
Qytetarët ankohen për çmimet e larta
“Makazze” MVP i ESL Pro League
NAVI fiton ESL Pro League, “Makazze” shqiptar i parë në hist...