Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bashkë me presidenten Vjosa Osmani, ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe deputetë të Kuvendit, bëri homazhe dhe vendosi lule pranë lapidarit të të rënëve në fshatin Lybeniq të Pejës, në 23-vjetorin e masakrës në këtë fshat, të kryer nga forcat pushtuese serbe.
Kryetari Konjufca me këtë rast tha se Lybeniqi vetëm në luftën e fundit ka përjetuar tri masakra, dhe të tjera gjatë historisë, por gjithnjë ka qëndruar dhe ka dalë më i fortë. Andaj, shto ai, kjo ditë është ditë dhimbjeje, por edhe krenarie për Lybeniqin dhe Kosovën.
“Është ditë dhimbjeje, sepse janë vëllezërit dhe motrat tona, e ditë krenarie sepse gjaku i tyre për liri ka bërë që ta gëzojmë shtetin, ta gëzojmë pavarësinë, shtetësinë e Republikës së Kosovës”, tha kryetari Konjufca.
Në përvjetorin e masakrës së Lybeniqit u tha se të gjithë ata që kanë kryer krime në Kosovë duhet të dalin para drejtësisë dhe ta marrin dënimin e merituar.
Më 1 prill 1999, në orët e hershme të mëngjesit, formacionet ushtarake, policore, dhe paramilitare serbe, rrethuan dhe më pas hynë në brendi të fshatit Lybeniq të Pejës, ku vranë mbi 80 civilë, disa prej të cilëve edhe i dogjën./arbresh.info/

Procesi në Hagë/ OVL UÇK-ja iu shkruan ambasadave mike në Ko...
Petrit Hajdari largohet nga drejtimi i PDK-së në Drenas
Al-Khelaifi: Enrique është me të vërtetë trajneri më i mirë ...
Fitore Pacolli emëron drejtorin e Autoritetit Rajonal të Pel...
Delegacioni i DEA-s takohet me Policinë e Kosovës, diskutohe...
Spitali i Ferizajt jep detaje për rastin tragjik: Nëna e fos...