Fshati Ballaban në periferi të Prishtinës është shndërruar në atraksion për vizitorët.
Mbajtja e kuajve nga një dëshirë familjare është kthyer në biznes për familjen Rexhepi, raporton arbresh.info.
Ndonëse dikur ishte vetëm qejf i pronarit më pas u bë edhe i fëmijëve të tij.

Mbajtjen e kuajve e kemi trashëgimi familjare fillon rrëfimin, Mursel Rexhepi pronar i kësaj ferme.
“Me mbajtjen e kuajve kemi filluar moti e kemi trashëgimi, a me biznes e kemi fillua qe një vit. Tash i kemi 15 kuaj. Janë raca të ndryshme por më shumë i kemi nga Kosova. Unë i kom mbajt kuajt gjithë pasi i kom qejf, po tu i pa interesimin, e kemi rrit numrin e kemi bë biznesi. Ka shumë të interesuar nga e gjithë Kosova. I trajnojmë zakonisht. Për momentin merrem vetëm me kuaj. Mendojmë me zgjerua dhe me investua në këtë drejtim. Ia vlen mu marr me këtë”, rrëfen ai.
E ashtu si prindi që di çdo detaj për fëmijën e tij, ashtu edhe Murseli thotë se i njeh kuajt e tij që i ka në fermë.

Në detaje tregon se si trajnohen paraprakisht kuajt për kalërim.
“Po, i njohim, i dimë cilët munden me u kalërua. I trajnojmë paraprakisht”.
E për kalërimin me kuajt në këtë vend të bukur ka interesim nga i gjithë vendi.
Djali i Murselit, Egzoni që nga fëmijëria është marrë me rritjen dhe kujdesin e kuajve në fermën e tyre.
E derisa pandemia ishte shkaktar për mbylljen e vendit, duket se Ballabani u kthye në vendin ku për disa orë banorët Kosovës, po e largonin këtë virus nga mendja.

Egzoni thotë se ishte pandemia shkaktare që nga një dëshirë familjare, kuajt u kthyen në një biznes.
“Interesante është shumë. Na qysh fëmijë jemi mësuar me ta. Skemë poligona vetëm në teren të hapur bëhet kalërimi. Në kohën e pandemisë ka shumë të interesuam për kalërim. Prej krejt rajoneve ka të interesuar”.
E duket se edhe në mesin e kësaj ferme, kuajt dallohen.

Njëri nga ta është kali me emrin Tajson, me të cilin Egzoni është i lidhur shpirtërisht.
“Këta e kom personal temin. E kom marr që një vit por jam lidh me të shumë. Ky quhet Tajson, veç ata qe i kemi të veçantë i kemi me emra. Deri në katër orë kom kalërua pa ndal. Është e vështirë mu largu prej një kali me të cilin lidhemi emocionalisht”.

Ajo çka e bën të veçante këtë fermë është mos kufizimi i kalërimit. Familja Rexhepi thotë se do të investojë në infrastrukturë, por që nuk do ta ndërrojë strukturën e kalërimit në ambient të hapur dhe pa kufizime.
E interesimi për kalërim nuk mungon as në ditët e punës./V.Selimi/arbresh.info/

Begaj takon sipërmarrësit grekë: Shqipëria ofron një terren ...
Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim ...
Peci reagon pas intervistimit në Prokurorinë Speciale lidhur...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale në cilës...
Dyshime për manipulim votash në Obiliq, Prokuroria autorizon...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale