Shpeshherë bletët lodhen duke fluturuar lule më lule për të mbledhur nektar në shportat e tyre, aq sa futen me kokë brenda lules për të fjetur pak.
Me sa duket, ashtu si dhe njerëzit bletëve nuk u mjafton gjumi i natës por kërkojnë dhe një pushim i vogël ditën.
Disa nga tipet më të mëdha e më leshtore të bletëve kanë një shportë për mbledhjen e polenit dhe ndalojnë shpeshherë për të fjetur në lulet e tyre.
Ato punojnë me turne dhe flenë dhe në koshere por kjo nuk i ndalon të bëjnë pushim gjatë punës së tyre.
Sipas studiuesit Brandon Hopkins, i Washington State University, gjumi është i rëndësishëm për bletët pasi i bën të kujtojnë se ku e kanë gjetur nektarin dhe polenin.
Bletët meshkuj qëndrojnë jashtë gjatë natës, shpeshherë në grupe të mëdha, me qëllim të çiftohen me femrat që janë kandidate për të zëvendësuar mbretëreshën, e cila mund të jetë e moshuar.
Femrat e bletëve kryejnë të gjitha punët, kujdesen për mbretëreshën dhe mbledhin ushqimin.
Pa to i gjithë ekosistemi tokësor do të dështonte, kështu që nëse shikoni një bletë që fle në lule, vetëm urojini gjumë të ëmbël.

Yll Limani publikon albumin e ri “Thirrëm Sot ose Nesër”
Më 22 dhjetor mbahet seanca e Supremes për rastin ndaj Darda...
Kosova merr Presidencën e Këshillit të Ministrave të Komunit...
Kurti: Masat ishin të padrejta që nga fillimi – të përkushtu...
Asociacioni – edhe pengesë, edhe urë drejt BE-së
OEK: Aktgjykimi i Supremes nuk guxon të interpretohet në mën...