Fatmir Limaj me bashkpartiakë bëjnë homazhe në Reçak, përcjell mesazhe të forta

11:29 | 15 Janar 2021

Lideri i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka bërë homazhe në Reçak, në kujtim të masakruarve para 22 vjetëve.

“Si çdo vit, në janar vijmë për të nderuar e përkujtuar shumë burra, djem, të rinj, e gra, të cilët janë dëshmi e terrorit serb të cilët nuk ndalën asgjë e askënd për t’i arritur objektivat e veta kriminale. Këta burra ne vijmë i nderojmë edhe për t’i përkujtuar ata. se lirinë që e gëzojmë është pagur me shumë gjakë e sakrificë, e lirinë nuk e kemi të falur po kemi paguar shtrenjtë. Lavdi secilit dëshmor që dha jetën. Reçaku vazhdon të jetë fytyra e turpit të Serbisë, vazhdon të jetë njollë e saj. Në Beograd vazhdon të mohohet, është sinjal i mjaftueshëm për botën e qytetëruar se ata që kanë terrorizuar një komb vazhdojnë të drejtojnë vendin e tyre”, deklaroi Limaj.

Ai ka kujtuar edhe vizitat e përhershme të Jakup Krasinqit nëpër përvjetor të kësaj masakre, i cili po mbahet padrejtësisht nga Tribunali Special i Kosovës, në Hagë.

“Jemi këtu me drejtues nga Kaçaniku, jemi këtu pa kryetarin e Këshillit Kombëtar dhe vizitor i rregullt e me përkulje e respekt këtu përkulej me nderim për ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Ftoj rininë që të kujtojnë se këtë liri, që kemi sot nuk ka ardhur aspak lehtë”, shprehet Limaj në Reçak./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara