Sot, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, takuan Drejtorin e Doganave të Kosovës, Agron Llugaliun.
Drejtori Llugaliu e njoftoi kryeministrin Kurti për nënshkrimin e marrëveshjes me Trepça Sh.A. për rikthimin e terminalit doganor shtetëror në hapësirat e Trepçës në Mitrovicë, dhe ndikimet pozitive që kjo do të ketë, thuhet në komunikatën për medie.
Nga Drejtori i Doganave u kërkua që të vazhdojë me punën e mirë, dhe u dakorduan që deri në mesin e vitit të ardhshëm në gjithë territorin e vendit të shtrihen terminalet doganore shtetërore. /arbresh.info/

Konjufca kërkon mbështetjen e Irlandës për anëtarësimin e Ko...
Haxhiu në Mitrovicë: 104 persona ende të zhdukur, Serbia pen...
Mbappé ende në pikëpyetje për ndeshjen ndaj Barcelonës
Shqipe Selimi: Vendimi për katërshen e UÇK-së rrezikon të sh...
Përparim Rama shkarkon edhe një drejtor
27-vjetori i rënies së Luan Haradinajt, Haradinaj: Krenaria ...