Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti sot në takim ministrin për Evropë të Mbretërisë së Bashkuar, Leo Docherty, i cili po qëndron në Kosovë në një vizitë zyrtare.
Ministri Docherty shprehu interesimin e tij rreth situatës në lidhje me sektorin e energjisë, si dhe perspektivën e Kosovës në kuadër të zhvillimit ekonomik.
Bislimi e informoi ministrin Docherty mbi situatën e krijuar në Kosovë nga kriza energjetike që ka kapluar Evropën, si pasojë e efekteve të shkaktuara nga agresioni rus ndaj Ukrainës.
“Qeveria po merr masa të menjëhershme si afatmesme e afatgjata për të lehtësuar efektet e kësaj krize dhe impaktit drejt qytetarëve. Rehabilitimi i termocentraleve, të cilat aktualisht janë në gjendje të dëmtuar, si dhe shtimi i kapaciteteve në energji të ripërtëritshme, për të krijuar qëndrueshmëri në të ardhmen në këtë sektor, janë vetëm disa nga hapat e ndërmarra”, tha Bislimi.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se Bislimi theksoi se sot gjithashtu është miratuar Strategjia e Energjisë e Republikës së Kosovës 2022-2031, në mbledhjen e 113-të të Qeverisë.
Ministri Docherty ofroi ndihmën e Britanisë, në mbështetje të sektorit të energjisë dhe arritjes së qëllimeve veçanërisht në energjinë e ripërtëritshme.
Sa i përket zhvillimit ekonomik, Bislimi e informoi ministrin Docherty rreth resurseve dhe potencialeve që vendi ynë ofron, sidomos për investitorët e huaj në sektorin e IT-së e cila po njeh hov mjaft të madh dhe ka hapësirë të ketë zhvillim të përshpejtuar.
Më tej, Bislimi veçoi dhe dorëzimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian dje në Pragë, të arriturat e qeverisë, reformat e deritanishme dhe indikatorët ekonomikë dhe demokratikë të vendit.
Në takim, u diskutua dhe rreth zhvillimeve në procesin e dialogut.
Ministri Docherty u shoqërua nga ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott dhe udhëheqësja e Departamentit për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Madeline Knox./arbresh.info/


Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen