Çka u diskutua mes Ramës e Abdixhikut?

12:56 | 27 Shtator 2021

“Raportet ndërshqiptare, janë bazamenti i suksesit tonë”.

Kështu e cilësoj, Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku takimin e tij më kryeministrinë  Shqipërisë, Edi Rama.

Përmes një postimi në facebook, bëhet e ditur se në këtë takimi u diskutua për situatën aktuale në veri.

Postimi i plotë:

Sot, me bashkëpunëtorë, në selinë e LDK-së, prita në takim Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Diskutuam mbi relacionet e dy vendeve; situatën e krijuar në Veri; si dhe të ardhmen e përbashkët në familjen euro-atlantike.

Kryeministrin Rama e falenderova për përkrahjen që po i jep Kosovës në proceset e rëndësishme. Po ashtu, nga ai, mora ftesë për një vizitë zyrtare në Shqipëri, të cilën do ta realizojë së shpejti.

Raportet ndërshqiptare, janë bazamenti i suksesit tonë. Për këtë, unë dhe LDK jemi të përkushtuar pa hezitim./arbresh.info/

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz të ulur dhe njerëz në këmbë

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe njerëz në këmbë

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara