Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë mundësi të paguajnë shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit.
Po ashtu KRU “Prishtina” bën të ditur se gjatë kësaj periudhe nuk do të ndëshkohet asnjë konsumatorë.
Po ashtu në komunikatë thuhet se pagesat janë mëse të nevojshme për ruajtjen e stabilitetit të ndërmarrjes që ndërlidhet me shërbimet e ofruara për konsumatorët.
Kjo është komunikata e plotë:
“Paguani për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit!
Asnjë konsumatorë nuk do të ndëshkohet gjatë kësaj periudhe!
Pagesa të bëni për shkak të mos lejimit të grumbullimit të borxheve dhe stabilitetit të ndërmarrjes!
KRU “Prishtina”. u bën thirrje konsumatorëve në mënyrë që mos t’u grumbullohen borxhet për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit, ata që dëshirojnë të bëjnë pagesa mund të bëjnë në secilën komunë, pasi që kemi në dispozicion nga një pikë arkëtuese dhe përmes bankave komerciale dhe institucioneve mikrofinanciare.
Pagesat janë mëse të nevojshme për ruajtjen e stabilitetit të ndërmarrjes që ndërlidhet me shërbimet e ofruara për konsumatorët”.
Komiteti i Rajoneve i BE-së heq fusnotën për Kosovën
Stuhi të fuqishme dhe tornado godasin SHBA-të, dy viktima në...
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj ...
Gërvalla: Kosova ka nevojë për drejtësi pa kompromis
Kurti dhe Vitia nesër do të marrin pjesë në përurimin e hapë...
Reagon LDK: AGK nuk është subjekt politik dhe nuk i takon të...