Aeroporti Ndërkombëtare i Prishtinës ‘Adem Jashari’ që nga e diela do të rifilloj me operimin e fluturimeve të rregullta.
Kjo pas disa muajve ndërprerje si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit, shkruan arbresh.info.
Rifillimin e udhëtimeve e ka konfirmuar aeroporti përmes një postimi në facebook.
Aty thuhet gjithashtu se për orar të fluturimeve mund të merren informacione në faqen e aeroportit.

“Të nderuar udhëtarë,
“Me kënaqësi, ju informojmë se nga data 28 Qershor 2020, lejohet operimi i plotë i fluturimeve të rregullta në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” LKIA.
-Nga tani e tutje, për orar të fluturimeve, ju lusim t’i referoheni faqes sonë zyrtare ëëë.airportpristina.com
-Për bileta dhe informacione shtesë, për fluturimin tuaj, qëndroni në kontakt me kompanitë ajrore.
-Për dokumente udhëtimi, ju lusim të kontaktoni me autoritetet relevante siç janë zyret e Ambasadave të Huaja në Kosovë, Ministria e Punëve të Brendshme etj.
-Ju lusim t’i përmbaheni udhëzimeve për masat e sigurisë së udhëtimit, në mënyrë që fluturimi i juaj të realizohet me kohë dhe i sigurtë, (veprimet që duhet ndërmarrë nga ana juaj, janë të publikuara si në faqen tonë zyrtare, poashtu edhe në rrjetet sociale.
Ju kërkojmë ndjesë për pakënaqësitë e shkaktuara gjatë muajve të kaluar edhe pse ANP ‘Adem Jashari’ LKIA, ka qenë gjithmonë i gatshëm të operoj.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin tuaj dhe ju urojmë shëndet!”
MIRESEVINI!”, thuhet në postim./arbresh.info/

Prishtinë: Për një javë vetura inteligjente e policisë evide...
Qëllohet me 10 plumba shtëpia e Rihanna-s në Beverly Hills, ...
Kroacia fillon trajnimin ushtarak të detyrueshëm dymujor
Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai
Tërmet në Turqi me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter
Besart Jashari emërohet zëvendësministër në Ministrinë për P...