Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj priti në takim përfaqësuesit e Shoqatave të Qumështarëve të Kosovës, ku është njoftuar me të arriturat dhe sfidat me të cilat ballafaqohen fermerët që ekskluzivisht merren me prodhimin e qumështit.
Ai premtoi se kërkesat dhe shqetësimet e tyre do t’i adresoj para ministrave të resorëve përkatës, me theks në Ministrinë e Bujqësisë.
“Ka probleme të cilat janë të zgjidhshme, por duhet një interesim më i shtuar. Informatat që i mora sot janë shumë të vlefshme dhe ato do t’i përcjellë në Qeveri. Ne kemi thënë se prioriteti jonë është stimulimi i prodhuesve vendor, mbështetja për prodhuesit vendor dhe Qeveria do të jetë partnerë i fuqishëm në inkurajimin dhe mbështetjen e gjithë atyre burrave dhe grave që kanë marrë përsipër zhvillimin dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës, si parakusht për të hapur vende të reja të punës”, tha zëvendëskryeministri Limaj.
Ramadan Memaj, kryetar i Shoqatës së Qumështarëve të Kosovës, beson se problemet në sektorin e qumështit me një vullnet dhe bashkëpunim të dyanshëm do të zgjidhen një nga një. Besim Kuqi, kryetar i Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit, theksoi se problemet janë të mëdha, i bindur se së bashku me Qeverinë ato do të zgjidhen dhe puna e prodhuesve do të lehtësohet.
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...
Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme për kamionë, shkak re...