Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se plani i Kosovës është që deri në mars të vitit të ardhshëm të fshijë kufirin me Shqipërinë dhe atëherë të heqin taksën kundër prodhimeve nga Serbia në mënyrë që të kërkojë vazhdimin e dialogut nga “pozicione tjera”.
Vuçiqi, në një konferencë për media, ka thënë se deri në mars, Kosova do të fshijë kufijtë me Shqipërinë dhe do të tentojë që bashkësinë ndërkombëtare ta sjellë deri tek akti i kryer, raporton agjencia serbe e lajmeve “Beta”.
“Ata deri në fund të marsit do ta bëjnë atë dhe kur ta kenë bërë, kur t’i kenë fshirë kufijtë, atëherë do të heqin taksën dhe do të thonë ‘jemi të gatshëm të bisedojmë, por nga pozicione tjera, nga pozicioni i Shqipërisë dhe Kosovës së bashkuar’”, ka thënë Vuçiqi, transmeton Koha.net.
Ai ka thënë se për këtë skenar e ka njoftuar edhe bashkësinë ndërkombëtare, por nuk ka reaguar asgjë deri më tani.
Vuçiqi pyet se cili do të ishte reagimi i bashkësisë ndërkombëtare sikur ai të thoshte se do të fshinte kufirin me Republikën Serbe (të Bosnje e Hercegovinës).
Konjufca pranon raportin e BE-së për zgjedhjet
Ambasadorja amerikane në Greqi: Shqipëria partner i palëkund...
LVV e vazhdon vetëm seancën për zgjedhjen e Presidentit, Hax...
Policia në Pejë arreston një person për vjedhje të rënda
Albulena Haxhiu flet me dikë në telefon para vazhdimit të se...
Vet u tërhoq, Mulhaxha-Kollçaku bën thirrje që të votohet Ru...