Unioni doganor dhe sistemi taksave janë e ardhmja e regjionit të Ballkanit Perëndimor sipas presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Ai thotë se serbët janë të vendosur për reforma ekonomike, shkruan arbresh.info.
“Gjithashtu nga idea për krijimin e një Zonë ekonomike nuk e kemi ndërmend të heqim dorë,” është shprehur Vuçiq gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Sipas tij, ish-Jugosllavia kishte një treg gjerësisht të respektueshëm për tërheqjen e investitorëve dhe tërheqjen e vëmendjes ndërkombëtare.
“Sot jemi shumë të vogël në tregje individuale dhe të kemi një performance të përparuar, prandaj besoj se një zonë unike doganore dhe sistem të taksave është e ardhmja e regjionit.”
Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Ramush Haradinaj ende nuk ka shpërfaqur qëndrimet rreth qasjes ndaj procesit të Berlinit. Nga samiti i fundit i liderëve të Ballkanit Perëndimor u vendos për krijimin e një Zone Ekonomike Rajonale. Ish-kryeministri Isa Mustafa, kishte kundërshtuar unionin doganor të propozuar nga samitet e mëparshme duke u dakorduar në samitin e fundit për Zonën Ekonomike Rajonale./arbresh.info/
Gati dy milionë besimtarë myslimanë për pelegrinazhin në Mek...
OVL e UÇK-së mbështet protestën në Shkup: Dinjiteti shqiptar...
Gjendja e Lamal nuk është ende mirë: Nuk do të prekë top me ...
Vetaksidenti me fatalitet në Dollc, një nga të lënduarit dër...
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...
Sa shqetësuese është shpërthimi i Ebolës në Kongo?