Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se dikasteri të cilin e udhëheq krahasuar me vitin 2019, vitin e ardhshëm do të ketë 110 milionë euro më shumë në buxhetin e tij.
“Në vitin 2019 buxheti ishte 233 milionë euro, kurse sot që po flasim, buxheti për vitin 2024 për sektorin e shëndetësisë është rreth 345 milionë euro, pa llogaritur edhe kreditë e donacionet. Po flasim për mbi 110 milionë euro rritje nga viti 2019”, ka thënë Vitia.
Vitia për çështjen e sigurimeve shëndetësore tha se “ato nuk buxhetohen nga buxheti i shtetit, ato janë buxheti që mblidhet nga të ardhurat e secilit të vetëpunësuar”.
“Lista e barnave esenciale është padyshim çështja kryesore dhe që po shkon drejt stabilizimit të mungesave dhe kjo në tri nivele të shëndetësisë. Kjo listë në vitin 2019 ka qenë e buxhetuar me 35 milionë euro, kurse sot është 60 milionë euro. Buxhetin e listës së barnave esenciale për ShSKUK-në e kemi rritur edhe për 2 milionë euro nga viti i kaluar”, ka deklaruar i pari i shëndetësisë./rtk
ZRRE bën thirrje për kursim të energjisë
BQK: Asetet e bankave në Kosovë arritën në 9.22 miliardë eur...
Dasma në Gazë që u kthye në tragjedi
KQZ-ja mban mbledhje, ky është rendi i ditës
Incident i pazakontë: Shqiponja rrëmben një dron në fluturim...
LDK mban sot tubimin përmbyllës të fushatës në Pallatin e Ri...