Viktimave të Kralanit do të u ndërtohet memorial.
Këtë e ka vendosur Komuna e Klinës, shkruan arbresh.info.
Në njoftimin e bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se për ndërtimin e këtij memoriali është planifikuar të shpenzohet shuma prej 15 mijë euro.

Ky memorial do të ndërtohet në komunën e Gjakovës ndërsa thuhet se është marrë leje nga komuna e kjo ka vonuar procesin e inicimit të veturave.
“Edhe pse Inicimi i procedurës ka filluar qysh nga janari , por pengesat për leje nga Komuna e Gjakovës , meqenëse territori është i kësaj Komune si dhe mos miratimi i buxhetit ka rezultuar që projekti te vonohet në Inicim”, thuhet në njoftim.
Ndërsa thuhet se memoriali duhet të jetë i gatshëm për 4 prill.
“Përderisa data e caktuar për ketë shënim dhe lidhet me 20 vjetorin e viktimave 04.Prill .2020 , kërkohet dhe aprovohet nga ZKA shkurtimi i afatit që projekti të jetë i gatshëm para datës 04.04.2020. Besohet se nuk është procedurë që do të kërkohen përgatitje specifike dhe tregu i kësaj natyre ka mjaft në Kosovë besojmë se nuk e ngulfat pjesëmarrjen dhe konkurrencën”, thuhet më tej.
Afati i fundit për dërgimin e tenderëve është 2 mars 2020./arbresh.info/

Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...