Që prej rasteve të para më Covid 19 në Kosovë, komuna e Prishtinës ka bërë dezinfektimin dhe vendosjen e dezinfektuesve në hyrje të banesave.
E këtë të fundit pritët ta bëj edhe ditëve në vazhdim, shkruan arbresh.info.
Tashmë është dhënë edhe tenderi për kompaninë që do të bëjë furnizimin me dezinfektues për duar për banorët e objekteve banesore.
Ndërsa ky furnizim i ka kushtuar rreth 2 mijë e 500 euro. Në njoftimin e bërë publik në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se për kontratën me titull ‘Furnizimi me dezinfektues për duar për banoret e hyrjeve te objekteve te reja banesore’ është shpenzuar vlera prej 2.400 euro.
Operatori ekonomik i vetëm që kishte aplikuar e që edhe ishte shpallur fitues ‘INTERNACIONAL GROUP BASE SH.P.K.’ nga Prishtina.

Kjo kompani është regjistruar në Agjencinë e regjistrimit të bizneseve të Kosovës vetëm rreth 2 javë më parë, më 16.04.2020. Kompania me kapital prej 4,500.00 është në pronësi të Qamil Zenelajt.
Ndërsa aktivitet primar ka aktivitetet e tjera të pastrimit dhe sekondar ka aktivitetet e tjera të pastrimit të ndërtesave, objekteve industriale./arbresh.info/

Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...