Në Administratën Tatimore të Kosovës është duke qëndruar një ekip i angazhuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për projektin e asistencës teknike për vitet 2019-2021.
Qëllimi i këtij projekti është që ATK të ndihmohet në realizimin sa më të mirë të misionit të saj, si dhe objektivave të tjera strategjike.
“Objektivi specifik i këtij ekipi është që të ofrojë asistencë teknike në administrimin më të mirë të përmbushjes tatimore, mënyrën e menaxhimit të proceseve, si dhe fuqizimin e funksioneve kryesore të administratës tatimore”, njofton ATK.
Gjatë takimit të zhvilluar është diskutuar edhe për fushat e bashkëpunimit, në kuadër të planit vjetor të asistencës teknike, të cilat mund të ofrohen nga FMN.
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...