Ekonomia shqiptare po orientohet gjithmonë e më shumë drejt turizmit.Një vrojtim i fundit i Bankës së Shqipërisë tregon se edhe kërkesat për kredi në sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor kanë pësuar rritje të konsiderueshme gjatë muajve të fundit.
Gjatë muajit shkurt të këtij viti sektori i akomodimit dhe shërbimi ushqimor kanë përfituar 148 milionë lekë më shumë, hua të re në krahasim me një muaj më parë.Por bilanci rritet edhe më tepër nëse e krahasojmë me një vit më parë ku rezulton se kredia totale e aprovuar është gati 3.7 miliard më shumë.
Rritja me ritme të larta e portofolit të kredisë dëshmon optimizmin e sektorit në investime të reja dhe qasjen pozitive të bankave në drejtim të mbështetjes së këtyre investimeve. Investimet në turizëm vitet e fundit po njohin rritje sidomos në agroturizëm.Banka e Shqipërisë raporton se përmirësimi i kreditimit është vërejtur në të gjithë segmentet e bizneseve pavarësisht madhësisë.
Ritmet e rritjes së kredisë për biznese, prej mesatarisht 5%, po zhvendosen drejt financimit në lekë dhe për mbulimin e nevojave për financimin e investimeve.Kredia për sektorin e turizmit dhe atë të shërbimeve ka njohur përmirësim krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit, në 12% dhe 16% përkatësisht.
Nga të dhënat vërehet se financimi i sektorëve të bujqësisë, të ndërtimit dhe të tregtisë ka shfaqur norma më të ngadalta rritjeje. Këto zhvillime janë në linjë me kontributin e këtyre sektorëve në rritjen e aktivitetit ekonomik në vend. Gjtë këtij viti Shqipëria pret një rritje të numrit të turistëve me gati 40 % ndërsa në total shifra parashikohet të arrij në 14 milionë shtetas të huaj./abcnews.al
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...