Të martën do të bëhet inaugurimi i Zonës Ekonomike në Budrikë të Vitisë.
Në këtë inaugurim do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, raporton Arbresh.info.
“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, nesër (19.12.2023) bën inaugurimin e Zonës Ekonomike në Budrikë të Vitisë. Pjesëmarrës do të jetë edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Inaugurimi do të bëhet në Zonën Ekonomike të Budrikës në Viti të martën në ora 12:00./Arbresh.info/
Arrestohet një i dënuar për pastrim parash në Prishtinë
Çmimi i naftës-Rama: Bordi i Transparencës është vënë në lëv...
Përfundon aleanca mes Rogertit dhe Juelës, banori: S’ka vend...
OVL e UÇK thërret konferencë për media
Një foshnje dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Vushtrr...
SHBA vendos aeroplanmbajtësen e tretë në Lindjen e Mesme mes...