Mbledhja e Qeverisë së Kosovës, e cila ishte planifikuar të mbahej sot në orën 16:00, me shumë gjasë do të shtyhet për nesër.
Këtë e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, në një prononcim për arbresh.info
Por Abazi nuk e ka bërë të ditur arsyen se pse kjo mbledhje do të shtyhet.
Por në disa medie është raportuar se mospajtimet rreth taksës kanë bërë që të mos mbahet kjo mbledhje.
“Ende nuk e kemi vendosë përfundimisht por sipas të gjitha gjasave do të shtyhet për nesër. Nuk ka ndonjë arsye”, tha Abazi.
Nën drejtimin e kryeministrit Albin Kurti mbledhja e Qeverisë së Kosovës ishte e paraparë që të filloj sot rreth orës 16:00.
E Qeveria nuk i ka bërë publike as pikat e rendit të ditës që ishin planifikuar të shqyrtoheshin./arbresh.info/
Rama: Takim dhe bisedë me kancelarin Merz në Tivat
Pas dy orësh në hapësirë, astronautët rikthehen në stacion
Brikena zyrtarizon ndarjen me Mateon: Rrugët tona janë ndarë
Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gat...
Sa vlen fitorja e Kupës së Botës/ Të ardhurat dhe shpërblime...
Dolce tërheq vëmendjen me fotografinë e saj të fundit