Shefi i grupit parlamentar, Abelard Tahiri, ka kritikuar Zyrën e Rregullatorit për Energji që nuk ka publikuar ende vendimin për shtrenjtimin e energjisë elektrike.
“Te ne pagat kanë mbetur të njëjta, kurse inflacioni është rritur, çmimet janë ngritur, çmimi i energjisë, ZRRE s’po e publikon vendimin.”, është shprehur Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, derisa po drejtonte kritika në adresë të pushtetarëve.
Sipas tij, fatkeqësisht kanë ndodhur disa gjëra që” s’do të donim të ndodhnin”.
“S’kemi pasur asnjë iniciativë të rëndësishme sa i përket fuqizimit të ligjit, as për ekonominë”, deklaroi Tahiri para medieve.
Për publikim të vendimit edhe Partia Socialdemokrate ka qëndruar në zyrat e ZRrE-së, por nuk u sqarua asnjë nga pyetjet që ata shtruan në lidhje me shtrenjtimin e energjisë elektrike./arbresh.info/
Molliqaj i shkon në zyrë Ymer Fejzullahut të ZRrE-së: Jep dorëheqje
Kryeministri në detyrë Kurti bëri homazhe në Korishë
Tetë të vrarë nga sulmet izraelite në jug të Libanit
Bordi i Transparencës publikon çmimet e karburanteve në Shqi...
Rilind Gërvalla rizgjedhet U.D i drejtorit të RTK, reagon AG...
Mësohet premia e jashtëzakonshme që Perez ua kishte ofruar l...
Rilind Gërvalla emërohet ushtres detyre i drejtorit të RTK 1...