Komuna e Prishtinës çdo vit humb së paku 4.5 milionë euro.
Kjo vetëm pasi 37 parcela që janë në pronësi të komunës, me rreth 6 hektarë shfrytëzohen nga biznese të ndryshme pa asnjë kompensim ndaj komunës, raporton Arbresh.info.
Këtë të gjetur e ka identifikuar Zyra Kombëtare e Auditimit e Republikës së Kosovës në raportin për vitin 2019, shkruan arbresh.info. Aty thuhet se krahasuar me qiratë tjera, komuna humb së paku 6€/m2 apo 360,000€/muaj.
“Gjetja Sipas Ligjit për vetëqeverisje lokale 03-L040 neni 14, Statutit të komunës neni 33.2- a, dhe Ligjit 06/L-092 Për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës se paluajtshme të komunës vihet në pah mundësia/mënyra e dhënies në shfrytëzim dhe këmbim të pronës komunale. Në vitin 2014 komuna kishte bërë verifikimin e të gjitha pronave komunale, në mesin e të cilave edhe ngastrat që janë në pjesën e quajtur “Zona Industriale. Sipas kalkulimit të thjeshtë krahasuar me qiratë tjera i bie që komuna humb së paku 6€/m2 apo 360,000€/muaj”, thuhet në raport.

E njëjta çështje ishte ngritur edhe vitin e kaluar, por komuna nuk ka dhënë shpjegim pse nuk ka ndërmarrë asnjë veprim konkret.
Të paktën 37 parcela të kësaj zone me rreth 6 hektarë, shfrytëzohen nga biznese të ndryshme pa asnjë kompensim ndaj komunës. Kjo çështje është ngritur edhe në raportin e vitit të kaluar dhe vazhdon të mbetet e pazgjidhur. Megjithatë, nga komuna nuk është ofruar ndonjë shpjegim konkret se pse nuk është ndërmarrë asnjë veprim për ta adresuar këtë çështje”, thuhet më tej në raportin e Auditorit.
Kjo ka dëmtuar të hyrat e komunës dhe ka rritur rrezikun që shfrytëzuesit të manipulojnë me ato prona.
Për këtë çështje është rekomanduar që të bëhet rishikimi i shfrytëzimit të këtyre pronave.
“Kryetari, duhet të rishikoj shkakun e shfrytëzimit të pronave pa kompensime dhe të marrë veprime për të nënshkruar marrëveshje me bizneset/shfrytëzues të pronave për kompensimin e tyre, qoftë përmes qirasë ose formave tjera ligjore”, thuhet më rekomandim.
Kjo gjetje ishte identifikuar edhe më herët nga zyra Kombëtare e Auditimit e Republikës së Kosovës. I njëjti rekomandim ishte dërguar për kryetarin e komunës por që ende nuk është ndërmarrje asnjë veprim.
Në letrën e konfirmimit nga komuna e Prishtinës thuhet se kryetari, Shpend Ahmeti është pajtuar me të gjithë të gjeturat dhe rekomandimet dhe nuk ka ndonjë koment për përmbajtjen e raportit. /arbresh.info/
Prishtinë: Për një javë vetura inteligjente e policisë evide...
Qëllohet me 10 plumba shtëpia e Rihanna-s në Beverly Hills, ...
Kroacia fillon trajnimin ushtarak të detyrueshëm dymujor
Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai
Tërmet në Turqi me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter
Besart Jashari emërohet zëvendësministër në Ministrinë për P...