Shefi i FMN-së për Kosovën, Gabriel Di Bella, ka thënë se Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka bërë arritje në formalizimin e aktiviteteve ekonomike.
Këtë konstatim Gabriel Di Bella e bëri gjatë një paraqitje virtuale për media, ku ka dhënë disa rekomandime që do të ndikonin në shumë segmente të sektorit
Di Bella tutje, ka theksuar se Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë punë shumë të mirë edhe gjatë periudhes së pandemisë në sistemin e deklarimit online, meqë për shkak të kufizimit të lëvizjes dhe rrezikut që kanosej shumicës së qytetarëve është dashur që pagesat t’i kryejnë në mënyrë elektronike.
FMN është institucion i cili ka mbështetur në kontinuitet ATK-në, përkrahja çdoherë ka qenë në fusha specifike, të cilat kanë avokuar projekte të ndryshme me interes krucial për institucionin e ATK-së karshi tatimpaguesve.
Digjitalizimi i pothuajse 98% të shërbimeve ndaj tatimpaguesve janë prioritet i vazhdueshëm i ATK-së, ku në këtë drejtim janë duke u zhvilluar edhe dy komponente shumë të rëndësishme, të cilat do të ngrisin në nivel edhe më të sofistikuar ATK-në.
ATK këtë vit shënon edhe 10 vjetorin e lancimit të platformës digjitale të shërbimeve EDI, ku deri më tani, sikurse FMN ashtu edhe shumë institucione tjera ndërkombëtare kanë vlerësuar lartë ATK në zhvillimin e saj në këtë drejtim. /rtk/
Osmani: Ftoj deputetët që nesër të caktojnë seancën e re
Gjermania drejt kufizimit të pijeve energjike për të miturit
Kosovari arrestohet nga policia zvicerane, kërcënoi me vdekj...
Rama bën homazhe për Bajram Kelmendin
Regjistrohet tërmet në Maqedoni, epiqendra ishte në Greqi
Kosova nesër mëson rivalët e kualifikimeve për EURO 2028