Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë refuzuar kërkesën e Kinës për vendosjen e tarifave 2.4 miliardë dollarë si kompensim ndaj sanksioneve të vendosura nga SHBA-ja kundër rregullores së Organizatës Botërore Tregtare.
Kjo çështje tashmë i ka kaluar arbitrazhit, raportojnë zyrtarë të tregtisë në Gjenevë.
Gjyqtarët e Apelit të OTB-së theksuan në muajin korrik se SHBA-ja nuk i janë bindur rregullave ndërkombëtare me vendosjen e tarifave mbi panelet diellore kineze, kullat e erës dhe cilindrat e çelikut. Më tej në gjykim shkruhej se Pekingu mund të impononte sanksione të ndërsjella nëse Uashingtoni nuk hiqte tarifat.
Uashington e ka sfiduar këtë vendim për sanksione me vlerë 2.4 miliardë dollarë duke e dërguar çështjen në arbitrazh, e cila do të vendosë përfundimisht për tarifën. Kjo dosje është e hapur që në periudhën kur Obama drejtonte presidencën dhe thekson pakënaqësitë e vazhdueshme që Shtëpia e Bardhë ka pasur rreth Organizatës Botërore Tregtare. /Telegrafi/
22 të shoqëruar, molotov, gaz lotsjellës e përplasje fizike ...
Bisedime mes SHBA-së dhe Iranit – 20 miliardë dollarë ...
Mister në SHBA, 11 shkencëtarë dhe personel ushtarak të vdek...
Google sjell mënyrën e re të AI në Chrome
Sveçla: Terroristët nuk do t’i ikin përgjegjësisë
Asnjëri kandidat s’i merr votat e mjaftueshme për gjyqtarë n...