Punësimi në Shtëtet e Bashkuara ka pësuar rënie drastike për herë të parë që nga viti 2010, pasi vendi u godit nga uraganët Irma dhe Harvey.
Departamenti i punës ka theksuar se rreth 33 mijë vende pune janë humbur, shifër që ka shënuar rekord në sektorin e punësimit, transmeton portali arbresh.info
Zyrtarët thonë se fajtor kryesorë janë stuhitë që goditën Teksasin dhe Floridën në fund të muajit gusht dhe shtator.
Ekonomistët kishin pritur një rritje prej 90 mijë vende të punës muajin e kaluar.
Megjithatë, Harvey dhe Irma nuk kanë ndikuar në normën e papunësisë, e cila u zvogëlua me 4.2%, shifër më e ulta që nga viti 2001.
SHBA ka përjetuar një nga shtresat më të gjata të krijimit të vendeve të punës në historinë e saj, megjithatë ekonomistët thonë se ritmi është i paqëndrueshëm dhe kanë parashikuar se do të ngadalsohet.
Sipas të dhënave, Uragani Irma, që ndikoi në shtetin e Floridës në fillim të shtatorit, shkaktoi shkatërrime në vlerë prej 56.5 miliardë dollarë dhe 14 miliardë dollarë në humbje të prodhimit.
Ndërkaq, Uragani Maria, i cili goditi Porto Rikon, shkaktoi dëm të pronave në vlerë prej 55 miliardë dollarë dhe 40 miliardë dollarë humbje të prodhimit ekonomik.
Gjatë stuhisë Harvey në Teksas, prodhimi i naftës u zvogëlua, derisa shumica e puseve dhe rafinerive ndaluan veprimtarinë e tyre, gjë që gjithashtu ndikoi negativisht në sektorin e naftës në SHBA./arbresh.info/
Brikena nuk arrin ta prek finalen e madhe të Big Brother Alb...
Rama uron Pashkët Ortodokse: Në këtë mëngjes të bekuar ju ur...
Trump: Nuk ka rëndësi marrëveshja, ne e kemi mposhtur atë ve...
Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance: Ky është lajm shum...
Me sot diell dhe pjesërisht i vranët, temperaturat deri në 1...
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...