Ministri në detyrë i Tregtisë dhe i Industrisë, Endrit Shala ka thënë se do të vazhdojë të mbështes prodhuesit vendor.
Ai në Facebook ka shkruar se gjatë mandatit të tij si ministër, përkrahja e prodhimit vendosr, ka qenë kryefjala dhe kryefokusi i MTI-së.
Postimi i tij i plotë:
Përkrahja e prodhimit vendor ka qenë kryefjala dhe kryefokusi i MTI-së, gjatë mandatit tim.
Jo vetëm me masa mbrojtëse, por edhe me grante e subvencione, për ta rritur prodhimin e punësimin, për ta rritur eksportin.
Jam shumë i lumtur që si Ministri e Tregtisë dhe Industrisë, bashkë me KIESA-në, kemi mundësuar që prodhuesit nga Kosova të prezantohen nëpër botë.
I tillë është rasti i përpunesve të drurit nga Kosova, që po marrin pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Mobilierisë “M.O.W”, i cili mbahet në Bad Salzuflen në Gjermani.
Në këtë panair që do të zgjas deri me 19 shtator, prodhuesit nga Kosova po ekspozojnë produktet e tyre në mesin e mbi 460 ekspozuesve nga rreth 37 shtete të botës.
Njëherësh kompanitë nga Kosova po njoftohen me blerës dhe shitës të shumtë të cilët po vizitojnë këtë panair.
Unë do të vazhdoj të jem zë i prodhuesve, përpunuesve, punëtorëve dhe gjithë qytetarëve të Kosovës.
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...