Pas vizitës së Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan në Serbi dhe pas marrëveshjes së tregtisë së lirë, në rajonin e Sanxhakut, është shkaktuar një eksitim për të eksportuar në Turqi një nga pjatat tradicionale të vendit.
Ushqimi tradicional i qujtur mantia, byrek me mish ose djath, do të eksportohet në qytetet më të mëdha të Turqisë, shkruajnë mediat turke, transmeton portali arbresh.info
Fifa Koca, një ekspert për ushqimin tradicional në Sanxhak, ka thënë për Anadolu se receta e mantiva përcillet nga brezi në brez.
Sipas marrëveshjes së rishikuar të tregtisë së lirë, nënshkruar gjatë muajit të kaluar, Serbia mund të eksportojë rreth 5 mijë ton mish, 25 mijë ton vaj luledielli të papërpunuar, 10 mijë ton vaj luledielli të rafinuar, 15 mijë ton fara luledielli, 5 mijë ton soje dhe 500 ton ushqim për mace dhe qen./arbresh.info/
Mustafa kërkon përfshirjen e buxhetit të Prishtinës në Buxhe...
60 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë, një me f...
E dhimbshme: Ky është 31-vjeçari që vdiq në aksidentin e dje...
Jashari uron pjesëtarët e FSK-së dhe qytetarët myslimanë për...
Moti në Shqipëri i qëndrueshëm, temperatura ulen
Pamje e pazakontë në Kroaci: Delfini humbet rrugën në ujë të...