Senati amerikan nuk arriti të aprovojë legjislacionin që do të zgjerojë fondet për Programin e Mbrojtjes së Paycheck (PPP), i cili siguron kredi për bizneset e vogla për të zbutur ndikimet ekonomike nga pandemia e coronavirusit.
Republikanët kishin shpresuar të aprovonin një 250 miliardë dollarë shtesë për programin, i cili u krijua si pjesë e paketës masive të ndihmës 2.2 trilion dollarë të nënshkruar nga presidenti Donald Trump muajin e kaluar.
Udhëheqësi i shumicës së senatit Mitch McConnell u përpoq ta aprovonte masën me pëlqimin unanim, i cili nuk kërkon praninë e një shumice të senatorëve, shumica e të cilëve janë kthyer në shtëpi. Ai nxiti demokratët të mbështesin masën.
Por demokratët akuzuan republikanët se po përpiqeshin të kryenin zgjerimin e fondeve për spitalet, qeveritë shtetërore dhe lokale pa u konsultuar me to.
Në SHBA gjatë 3 javëve të fundit j anë deklaruar si të papunë 16.8 milionë persona.
Deri më tani në vend janë shënuar 16,697 viktima nga Covid-19 dhe janë infektuar 468,895 njerëz.
Barcelona i ofrohet kontratë të re yllit të skuadrës
Komuna e Obiliqit ashpërson masat ndaj ndotjes, gjoba deri n...
“Kam dalë femër e fëlliqur”, Alba nuk i ndal lotët
Bayern Munich vendos për të ardhmen e Harry Kane
‘Luftëtar i vërtetë’ – Asencio po luan për...
Radoniqi pret shefin e OSBE-së, flasin për përfundimin e rin...