Rusia mirëpriti marrëveshjen e nënshkruar në Washington midis Prishtinës dhe Beogradit për normalizimin ekonomik, tha sot ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov.
Rusia e konsideron marrëveshjen si një hap në interes të zgjidhjes së përgjithshme, tha Lavrov, duke folur në një konferencë për media me homologun e tij kazak Mukhtar Tleuberdi në Moskë, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Ne besojmë se kjo është bërë në interes të një zgjidhjeje dhe nuk kemi asnjë arsye të dyshojmë se udhëheqësia serbe vazhdon të mbështesë zbatimin e plotë të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ne do të mbështesim me vendosmëri Serbinë në hapat që ajo konsideron se është e nevojshme të ndërmerren brenda kornizës së kësaj rezolute”, tha ai.
Kryediplomati rus gjithashtu tha se Rusia mbështet çdo marrëveshje të arritur vullnetarisht midis Prishtinës dhe Beogradit për të zbatuar atë që është rënë dakord tashmë dhe marrëveshjen e vitit 2013 mbi krijimin e komunave serbe në Kosovë që do të siguronte të drejtat e serbëve që jetojnë atje.
Më 4 shtator, Kosova dhe Serbia arritën një “marrëveshje historike”, duke u pajtuar të normalizojnë lidhjet e tyre ekonomike dhe duke synuar të bashkojnë dy popujt.
Zvërneci, Rama sjell shembullin e Portugalisë: Ria Formosa, ...
Tragjedi në Fushë Kosovë, bie nga ndërtesa një grua – dyshoh...
Merz: Serbia duhet të zgjedhë midis Evropës, Rusisë dhe Kinë...
E rëndë në Kurbin, vajza vret nënën 85-vjeçare me thikë, e r...
Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 ...
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar nesër?