Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, thotë se shfrytëzimi i mjeteve të 10 për qindëshit të trustit nga ana e qytetarëve brenda vendit, si dhe ardhja e diasporës, janë infuzioni më i mirë për ekonominë e vendit.
Sipas Rukiqit, shuma totale e tërheqjes së mjeteve nga 10 për qindëshi i trustit do të jetë përafërsisht 170 milionë euro.
“170 milionë euro, është shuma e përafërt e mjeteve që do të deponohen në llogaritë bankare të qytetarëve, brenda kësaj jave, pas aplikimit për tërheqje të 10% të mjeteve që i kanë të kursyera në Trustin e Kursimeve Pensionale. Shpenzimi i këtyre mjeteve brenda vendit + mjetet që do të hyjnë në ekonomi, nga ardhja e diasporës, janë padyshim infuzioni më i mire për ekonominë e vendit, ne këtë vit te mbijetesës”, ka shkruar Rukiqi./arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...